INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj, Pylli Orbital do të nisë puna brenda vitit

Veliaj, Pylli Orbital do të nisë puna brenda vitit

Publikuar më: 14:16 22-10-2017

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për krijimin e Pyllit Orbital, duke mbjellë fillimisht 150 pemët e para tek Liqeni i Thatë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bë pjesë e aksionit për mbjelljen e 150 pemëve dhe shkurreve të para nga 500 që do mbillen në total në këtë zonë. Ai tha se kjo është vetëm faza e parë e mbjelljeve që do të realizohen për projektin e Pyllit Orbital.
“Po fillojmë me 150 mbjelljet e para për të vijuar me planin e Pyllit Orbital, të cilin do ta bëjmë publik brenda vitit. Mandej, do të fillojmë mbjelljet masive për t’u siguruar që pavarësisht kush është në drejtimin e bashkisë, t’i kemi lënë një “pajë” gjeneratës tjetër, ç’ka besoj se të rrisë ndjeshëm cilësinë e jetesës në qytetin e Tiranës. Kjo në thelb është një pjesë që ka të bëjë me menaxhimin e autostradave, megjithatë nuk mund të kemi një park liqeni të bukur, ndërkohë që çdo gjë rreth tij është e zaptuar dhe e zënë. Duam të thyejmë rekordin e vjetshëm, me mbi 50 mijë pemë të mbjella në territor, por kësaj here po e bëjmë me një plan të përcaktuar që të ndjekë gjurmën e Pyllit Orbital”, tha kryebashkiaku.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102