INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj rikonfirmohet në krye të bashkisë, mandatin e njeh edhe Gjykata

Veliaj rikonfirmohet në krye të bashkisë, mandatin e njeh edhe Gjykata

Publikuar më: 14:01 24-07-2019

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e kryebashkiaku të kryeqytetit duke njohur ligjërisht edhe mandatin e tij të dytë.

Gjykata e kryeqytetit është shprehur këtë të mërkurë me vendim për njohjen e mandatit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u zgjodh më 30 qershor për një mandat të dytë nën siglën e Partisë Socialiste në Aleancën për Shqipërinë Europiane.

 Edhe Gjykata e Vlorës ka mbyllur procesin duke rikonfirmuar Dritan Lelin në krye të bashkisë së qytetit bregdetar.

Në këtë mënyrë shkojnë drejt konfirmimit pothuasje të gjithë kryebashkiakët socialistë, me përjashtim të atij të Vorës, për të cilën Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të gjithë kryebashkiakët e rinj depozituan kërkesat në gjykatë për të marrë mandatet.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047