INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj rikonfirmon mandatin: Tirana nuk do t’i përulet dhunës, 4 vite të tjera plot punë

Veliaj rikonfirmon mandatin: Tirana nuk do t’i përulet dhunës, 4 vite të tjera plot punë

Publikuar më: 10:43 18-03-2019

Pas festimeve për Ditën e Verës, qytetarët e Tiranës do të kenë një tjetër “festë”. Turi “Bashkia që duam” do të ndalet këtë herë në kryeqytet ku qytetarët e Tiranës do të mund të diskutojnë për atë që është bërë në këto katër vite dhe për projektet që duan të realizojnë në vazhdim.

Lajmin për këtë e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në twitter, ky fton të gjithë qytetarët që të jenë të pranishëm.

Në mesazhin drejtuar qytetarëve, Veliaj thekson se Tirana jo vetëm s’i përulet dhunës, por mezi pret të nisë 4 vjet të tjera plot punë, dashuri e mirësi për kryeqytetin.

“Një javë të mbarë të gjithëve! Por festimet s’kanë mbaruar! Të shtunën, më 23 Mars sërish bashkë për të festuar “Bashkia qe duam”. Tirana jo vetëm s’i përulet dhunës, por mezi pret të nisë 4 vjet të tjera plot punë, dashuri e mirësi për kryeqytetin “Bashke për Tirana që Duam” ”, shkruan Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0025269985198975