INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj shkarkon nga detyra 3 zyrtarë të LSI-së

Veliaj shkarkon nga detyra 3 zyrtarë të LSI-së

Publikuar më: 17:31 27-07-2017

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shkarkuar nga detyra 3 zyrtarë që vijnë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Mësohet se nga detyra janë shkarkuar drejtori i Ndërmarrjes Numër 3 të kryeqytetit Artjon Çaushllari, administratori i Njësisë Farkë Mateo Shaba, si dhe drejtoresha e qendrës sociale në Shkozë Kajame Sinani. Ende nuk janë bërë publike arsyet e shkarkimeve të drejtuesve. Ndërkohë në një dalje për mediat pasditen e së enjtes, nënkryetarja e bashkisë Brunilda Paskali, e cila gjithashtu vjen nga radhët e LSI-së dha dorëheqjen nga posti. Kjo dorëheqje nga ky funksion të cilin e mbajti për dy vite, vjen pasi dy këshilltarë të LSI-së dolën kundër vendimit politik të kësaj force politike duke dhënë votën pro rritjes së çmimit të ujit.

Article Logic
Execution time: 0.0033080577850342