Gur gur, bëhet kalaja. Një punë konkrete çdo ditë për Tiranën tonë! Kjo është një nga motot e ndjekura dhe publikuara nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Po gjithësesi ai është i qartë kur thotë se mbledhja e taksave është ajo që vë punë në vijë.
Në një aktivitet për luftën kundër parregullsive finaciare, Veliaj theksoi rëndësinë e menaxhimit në mënyrën e duhur të taksave të mbledhura. Sipas tij menaxhimi i fondeve është çështje debati kudo, por me rëndësi është që taksat të administrohen sa më mirë. E Veliaj dhe në këtë aktivitet nuk ka ndalur së përsërituri se me paratë e taksave “popullore” duhet të ofrohen shërbime sa më cilësore për qytetarët.