INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj teksa flet për kafshët, iu kërkon dhe njerëzve të sillen si njerëz...

Veliaj teksa flet për kafshët, iu kërkon dhe njerëzve të sillen si njerëz...

Publikuar më: 08:54 14-06-2016

Është mbajtur në vendin tonë, Konferenca Botërore e Shëndetit të Kafshëve të Rrugës. Qëllimi i takimit është mbrojtja e kafshëve.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, ka bërë një deklaratë të fortë, kur thotë se përpara se të kërkojmë që kafshët të sillen si njerëzit, kërkojmë që njerëzit të sillen si njerëzit.
Ai ka theksuar se deri më tani është punuar që reduktimi i kafshëve të rrugës kryesisht qenëve përmes sterilizimit ka shkuar në 1500.
Edhe pse mund të duket disi qesharake dhe për çështjen e kafshëve në vendin tonë ka përplasje kopetencash e për këtë arsye Veliaj, ka kërkuar që Ministri i Pushtetit Vendor, të marrë masa për ndarjen e kompetencave. Pasi të gjithë ata që kanë lopë, dele, e tje, janë kopetencë e Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa kafshët e rrugës janë kopetencë e Bashkisë.
Veliaj ka lëshuar dhe një apel për të gjithë ata që nuk i duan kafshët duke iu bërë thirrje se nëse i vrasin kafshët është 10 herë më keq, pasi infekton më shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0056989192962646