INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj thirrje studentëve: Kthejuni auditoreve, t’i gjeni gati dhomat në tetor

Veliaj thirrje studentëve: Kthejuni auditoreve, t’i gjeni gati dhomat në tetor

Publikuar më: 16:07 12-01-2019

Ndërsa një pjesë e studentëve vijon të qëndrojë brenda godinave të univeristeteve kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet për rikonstruksionin e konvikteve te Universiteti i Mjekësisë.

Qendrat studentore kanë pak kohë që kanë kaluar në varësi të Bashkisë së Tiranës dhe puna ka nisur fillimisht me rikonstruksionin e sallave të leximit dhe bibliotekat

Kreu i bashkisë, Erion Veliaj tha se punimet kanë nisur dhe se në tetor do të jenë gati. Sipas tij ambientet do t’i kthehet studentëve, përfshi edhe kafen dhe gjithë hapësirat e nevojshme për argëtim

“Së pari, kemi nxjerrë jashtë rezidencës të gjithë zaptuesit politikanë, të cilët këtej frymëzojnë protestat, ose mundohen t’i përdorin dhe keqpërdorin ato, dhe këtej gëzojnë të mirat materiale të mjeljes së studentëve. Kështu që, siç e shikoni, kanë dalë jashtë, dhe për të mbajtur edhe atë premtim që i dhashë Këshillit Bashkiak, që nuk pres leksione nga dikush që vetë zapton dhe na flet pastaj për liri studentore. Prandaj, jashtë politikanët, brenda studentët. Ambienti do t’i kthehet studentëve, përfshi edhe kafen dhe gjithë hapësirat e nevojshme për argëtim

Kryebashkiaku u bëri thirrje studentëve tu rikthehen auditoreve të mësimit për mbylljen në kohë të këtij viti akademik, çka do t’i jepte mundësinë Bashkisë së Tiranës që gjatë muajve të verës, kur ata janë me pushime, të ndërhyjë edhe për rikonstruksionin e dhomave.

Interesimit të studentëve për “Kartën e Studentit”, kryebashkiaku iu përgjigj se me ligjin e ri kjo kompetencë u ka kaluar vetë universiteteve.

Article Logic
Execution time: 0.0029959678649902