Zakonisht Ermal Mamaqi ka një marrëdhënie të mirë me të gjithë, madje edhe me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Por këtë herë diçka ka ndodhur. Në rrjetye sociale kanë nisur të qarkullojnë disa foto ku aktori I humorit duket të shoqërohet nga policia bashkiake me urdhër të Erion Veliajt. Por në fakt në të vërtetë bëhet fjalë për një nga puntatat speciale të emisionit të Mamaqit. Madje ky i fundit duket edhe teksa mban shiritin ceremonial të Veliajt dhe kryebashkiaku i filmon.