INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj

Veliaj "Viti 2017 do t’i kushtohet ndërtimit të ambjenteve argëtuese për fëmijët" [VIDEO]

Publikuar më: 13:33 02-02-2017

Edhe viti 2017 do t’i kushtohet ndërtimit të shesheve sportive dhe i këndeve të lojërave për fëmijë.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet për këndin e tetë të lojërave në njësinë 7, ndërsa pesë të tjerë janë në proces pune, duke ofruar më shumë mundësi për argëtimin e të rinjve dhe fëmijëve.

Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, jetëzimi i këtij sheshi me kënd sportiv (fushë futbolli) dhe lojëra krijon një mundësi më shumë rekreacioni për të gjitha moshat.

Në përurimin e këndit të lojërave në Rrugën “Kongresi i Lushnjes”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi qytetarët për bashkëpunimin, si dhe shtoi se ndërtimi i parqeve dhe i këndeve të tilla do të vazhdojë të shtrihet në të gjitha njësitë e kryeqytetit.

“E mbaj mend ditën e parë kur erdhëm këtu, kishte shumë dyshime, skepticizëm dhe disa njerëz thoshin me të drejtë: kjo që ka ndodhur në lagje të tjera, po a do të ndodhë edhe në lagjen tonë?

Mendoj se e mbajtëm fjalën! Më vjen mirë që pas parqeve që kemi bërë në cepa të ndryshëm të Tiranës, pas atij te Parku i Liqenit, erdhi koha që edhe në Njësinë 7 të kemi një kënd lojërash.

Do të vazhdojmë edhe në njësitë e tjera, derisa të sigurohemi që çdo fëmijë që rritet në Tiranë, të ketë një vend ku të luajë afër shtëpisë së tij”, tha Veliaj.


Kryebashkiaku i Tiranës falenderoi edhe donatorët për gatishmërinë dhe angazhimin social të treguar në ndërtimin e këndit të fëmijëve.

“Dua shumë që ta ruajmë këtë investim.

Është shumë e rëndësishme që ta harxhojmë kohën duke shkuar në një lagje tjetër për të ndërtuar një kënd të ri për fëmijët e qytetit”, tha ai.

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0032188892364502