INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj: Zhgënjim dekreti i Metës. Humbëm vetëm 40 ditë kohë

Veliaj: Zhgënjim dekreti i Metës. Humbëm vetëm 40 ditë kohë

Publikuar më: 15:44 27-07-2018

Pas kthimit të ligjit të Teatrit nga Presidenti Meta, ka reaguar dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Veliaj deklaron se vendimi i Metës është një zhgënjim, dhe që nuk ka mundur dot të kalojë mbi familjet politike.

"Kthimi nga Presidenti i Ligjit që do t'i jepte Tiranës tonë një Teatër të Ri, modern, i projektuar nga një prej arkitektëve më në zë të gjeneratës sonë, ishte një zhgënji.! Jo sepse Presidentët, në të kaluarën, nuk janë bërë palë me partitë politike për të kundërshtuar projekte si ai i Këndit të Lodrave te Liqeni, por sepse mendova se pas 3 vitesh progres në qytetin tonë, me një Shesh të Ri, një Bulevard të Ri, një Pazar të Ri e një Unazë të Re, e kishim tejkaluar kohën e sabotimeve të qytetit dhe se ishte krijuar pjekuria për të dalë mbi partitë e mbi familjet politike në vend", shkruan Veliaj.

Megjithatë kreu i kryeqytetit deklaron se deri sa kanë pritur 40 vite për një teatër të ri, do presin dhe 40 ditë.

"Teksa pritëm 40 vjet për një Teatër të ri, do presim edhe 40 ditë që Parlamenti ta rivotojë në shtator e t'i hapë rrugë projektit modern - në tokën e vet e me teknologjinë më të fundit. E mira, e bukura dhe e drejta, herët a vonë, triumfojnë; është vetëm çështje kohe! Koha humbur është e vetmja dhimbje që kemi në këtë banalitet politik sepse për ne çdo minutë vlen shumë, ndërsa për ata që kanë vrarë dekada të tëra kohë shqiptare, koha është vetëm një mjet për të na penguar" deklaron Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0033779144287109