INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Veliera” pezull deri në 16 Shkurt [Video]

Publikuar më: 15:54 13-02-2017

Gjithçka pezull për projektin e Bashkisë së Durrësit “Veliera”, që shtrihet në afërsi të Torrës Veneciane, zonë arkeologjike e kategorisë së parë. Në komisionin e medias u zhvillua seanca dëgjimore me grupet e interesit, ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile kanë lajmëruar se në 16 shkurt do të merret vendim për pezullimin apo jo të këtyre punimeve.
Kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako u shpreh i gatshëm të respektojë çdo vendim, ndërsa lajëmroi se në këtë kantier aktualisht po punohet vetëm në zonën që nuk ka dëshmi arkeologjike.
Ministrja Kumbaro dhe ambientalisti Sana Guri ndahen në qëndrime kur flasin nëse po punohet apo jo në zonën A, në këtë kantier ndërtimi.
Shoqëria civile thotë se bashkia e Durrësit nuk ka leje mjedisore për të punuar në këtë zonë, dhe këtë sipas tyre e fakton dhe gjoba prej 10 milion lekësh të vjetra që i është vendosur bashkisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385