INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Veliera” sërisht peng i gjykatës

“Veliera” sërisht peng i gjykatës

Publikuar më: 16:42 13-11-2017

Ende s’ka dritë jeshile për çështjen “Veliera”, pasi Gjykata Administrative e Durrësi po e mban “peng”. Sot është shtyrë sërisht gjyqi për “Veliera” edhe pse sot duhej të jepej një vendim për vazhdimin ose bllokimin përfundimtar të projektit. Punimet janë bllokuar që prej muajit shkurt të këtij viti, pas një kërkese të shoqërisë civile.
Gjyqtari Ergys Gashi, ka vendosur ta shtyjë marrjen e një vendimi duke e argumentuar vendimin e tij me nevojën për të pasur më shumë të dhëna.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile e kanë quajtur të pa bazuar këtë vendim dhe si një mundësi për ti dhënë kohë palës së paditur për ti sistemuar gjërat. Ata shprehen të vendosur se do ti shkojnë deri në fund këtij procesi po të jetë nevoja deri në Strasburg.

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381