E dinim single, si e festoi Klaudia Pepa Shën Valentinin!
Klaudia Pepa është shpesh herë në vëmendjen e medieve rozë lidhur me jetën e saj sentimentale pas ndarjes nga Albi Nako. E që pas ndarjes së bujshme, nuk kemi marrë vesh gjë nëse Klaudia është në një lidhje apo jo, por siç duket Shën Valentinin e paska festuar dhe kjo shihet në Instagram.
Klaudia shfaqet në një vaskë të mbushur me tullumbace të kuq në formë zemre, teksa në dorë mban një gotë dhe pranë ka një dhuratë. Balerina e ka shoqëruar postimin me vetëm një zemër ndërsa fansat menjëherë e kanë komplimentuar për pamjen e saj elegante dhe surprizën e mrekullueshme.
Kujtojmë që Klaudia pak ditë më parë publikoi videoklipin e saj më të ri me titull "U" i cili u pëlqye shumë.