Së fundmi Klaudia i ka bërë të gjithë kuriozë me një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet nën shoqërinë e një mashkulli tepër seksi.
Pak ditë pasi deklaroi në një intervistë se ende nuk e ka gjetur ende dashurinë, balerina e njohur shqiptare bëri një dedikim të veçantë për kolegun e saj dhe një prej talenteve të Amici-t, Francesco Mariottini.
“Princi im”, shkruante Klaudia në një foto ku shfaqet e ngritur në ajër nga Francesco gjatë një kërcimi.
Por balerina nuk ka ndaluar këtu, ajo ka postuar sërish një video teksa bën prova me balerinin.
Ajo që na bëri shumë përshtypje ishte se në kë video, ka qenë pikërisht ish-bashkëshorti i klaudias dhe koreografi Albi Nako i cili i ka dhënë like.
Nuk e dimë nëse kjo është një shenjë xhelozie, apo thjesht një pëlqim si një mik, ashtu si Klaudia dhe Albi shprehen në media.
Por Klaudia ka vendosur të tregojë të vërtetën në lidhje me 'princin' e saj. Në një rrëfim për "Class", Klaudia ka rrëfyer marrëdhënien me balerinin italian, për të cilin sqaron se nuk ka asnjë lidhje speciale mes të dyve, veç raportit profesional.
"Unë jam në pritje të videos së re të kërcimit që bën pjesë në grupin e emrit tim, pra bëhet fjalë për shkronjën U. Siç e dini unë jam duke realizuar videot e kërcimit që kanë lidhje me shkronjat e emrit tim, Klaudia. Deri tani kam bërë videot e gërmave K, L, A, dhe kjo e radhës është U-ja. Këtë herë do të jetë një passo a due romantike me një princ, që kam dashur ta quaj princi im sepse historia e videos është e tillë. Një vajzë që humbet mendjen pas një kamarieri në një bar dhe e ëndërron atë si princin e saj të kaltër...Kjo është historia", ka rrëfyer balerina.