Debati mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit ka kthyer vëmendjen tek pamja dhe veshja e kësaj të fundit.
Vetë Ilda nuk u mor shumë me kritikat e gazetarit dhe as nuk mori mundimin të përballej me të në emisionin e Arjan Çanit.
Ilda Bejleri është një nga moderatoret që komentohet më së shumti, si për anën profesionale, si për atë personale, ashtu edhe për fotot që publikon në rrjete sociale.
Por e famshme në familjen e saj nuk është vetëm Ilda, por edhe vëllai i saj, Bledi Bejleri i cili është një balerin i njohur edhe jashtë kufijve shqiptarë.
Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, vëllai i saj ka folur mbi komentet dhe kritikat që merr Ilda, ai gjithashtu u shpreh se kritikat e tij ndaj saj nuk mungojnë.
“Ilda vjen shumë shpesh dhe më viziton, por edhe mami dhe babi vijnë shikojnë shfaqjet e mia. Pavarësisht futbollit, Ildës i pëlqen shumë baleti. Unë jam artist dhe ne artistët kemi shumë kritika. Kritikat të ndihmojnë të ecësh përpara në jetë. Unë i bëj shumë kritika Ildës, por mami është ajo që na kritikon të dyve. Kritika që i bëj shpesh Ildës është që t’i marrë gjërat më seriozisht, sepse ajo është e bukur dhe i merr gjërat lehtë dhe unë i them gjithnjë që t’i marrë gjërat seriozisht”, u shpreh Bledi Bejleri.