INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëllai i Ariana Grande flet për herë të parë pas vdekjes së Mac Miller

Vëllai i Ariana Grande flet për herë të parë pas vdekjes së Mac Miller

Publikuar më: 17:24 13-09-2018

Teksa reperit Mac Miller i’u dha lamtumira e fundit mbrëmjen e së martës në vendlindjen e tij, miqtë dhe kolegët vazhdojnë të shkruajnë e të flasin për të. 

Një më të përfolurat e kësaj vdekje ka qenë edhe ish e dashura e 26 vjeçarit, Ariana Grande, e cila është akuzuar se ajo ishte shkaktarja e vdekjes së tij. Gjithsesi ende nuk ka një reagim zyrtar nga Ariana Grande për vdekjen e Miller.

Ai që ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së reperit, është vëllai i Ariana Grande i cili ka zbuluar se Mac Miller ishte një njeri i mrekullueshëm dhe e ka trajtuar më së miri motrën e tij. Frankie Grande zbuloi se Mac e ka ndihmuar në luftën e tij me varësinë nga droga dhe alkooli dhe ka qenë gjithmonë aty për ta mbështetur.

Sa i përket Ariana Grande, miqtë e saj janë shprehur se ajo ndihet e shkatërruar nga humbja e Mac Miller ndërkohë që ende nuk dihet se kur do të shfaqet në publik.

Article Logic
Execution time: 0.0034980773925781