INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëllai i del kundër Leo DiCaprios: E doja dhe e dua shumë, por…. [FOTO]

Vëllai i del kundër Leo DiCaprios: E doja dhe e dua shumë, por…. [FOTO]

Publikuar më: 16:41 20-11-2016

Dikur ishin aq të afërt sa dy vëllezër mund të jenë, dy djem të rinj nga Los Angeles që morën iniciativën të hyjnë në industrinë e filmit, por vetëm njërit i buzëqeshi fati. Bëhet fjalë për Leonardo DiCaprio dhe vëllait të tij nga babai, Leo me fitime kolosale prej 20milion pound për film, fitues i çmimit Oscar dhe aktor në shumë filma, ndërkohë që vëllai i madh, edhe pse ishte ai që e shtyu DiCaprion të aktronte, nuk ka një karrierë kaq të pasur, përkundrazi.

Në një intervistë të dhënë për “Daily Mail”, vëllai i aktorit të famshëm është shprehur se ata nuk takohen prej vitesh. “Dikur kemi qenë shumë të afërt. E doja dhe e dua shumë atë, por u bënë rreth 2 vjet që nuk flasim më.”, shprehet ai.

Gjithashtu, Farrar tregon edhe arsyen pse mund të ketë ndodhur kjo gjë dhe atë që e bezdis më shumë atë nga sjellja e DiCaprios.

“Leo dëshiron të shpëtojë botën, por duket më i përkushtuar ndaj natyrës dhe ndryshimeve klimatike sesa ndaj vëllait të tij. Kjo gjë më lëndon!” .

Pas kësaj deklarate, Leo nuk është edhe aq ëngjëllor sa duket në të vërtetë! 

Article Logic
Execution time: 0.0041921138763428