Jo të gjithë e dinë që vëllai i modeles s ë njohur Gigi Hadid po ecën në gjurmët e motrës.
Së fundmi u fol se Anwar Hadid do të ishte në një set fotosh me të burgosurin e kthyer në mashkullin më të lakmuar nga femrat dhe më pas edhe në model, Jeremy Meeks. E gjitha kjo u tha shtyrë nga një foto e përbashkët e të dyve e postuar në rrjetet siociale. Por mesa duket, këto kanë qenë vetëm fjalë të qarkulluara lart e poshtë sepse burime të afërta me Anwar thanë se nuk ka asnjë projekt që dy djemtë të kenë ndonjë set fotografik bashkë. Ajo foto është shkrepur më dëshirën e Jeremy i cili ishte në Beverly Hills javën e kaluar.
“Nuk e dimë pse Jeremy po përpiqet ta bëjë kaq të madhe këtë punën e modelimit. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ai nuk e përshkruan foton.