Meghan Markle është përfolur shumë kohët e fundit nga mediat rozë, sidomos për raportet me familjen e saj.
Thomas Markle, vëllai nga babai i Meghan Markle do të martohet së shpejti dhe ftesa që ai i dërgoi motrës së tij dhe princ Harry-t, ishte një veprim që i habiti të gjithë. “Mendoj se dasma do ta bashkojë më shumë familjen tonë. Nëse Meghan dhe Harry do të jenë atje ata do të kenë mundësinë të takohen me babain dhe kjo do të ishte diçka e mirë”, u shpreh ai.
Thomas dhe e dashura e tij, Darlene Blount, kanë qenë së bashku për 2 vjet dhe kanë planifikuar të martohen në muajin mars, në ‘Reno’ ose ‘Las Vegas’, sipas ‘RevistaWho.com’.
Burime nga mediat janë shprehur se kjo dasmë do të jetë një shfaqje e vërtetë dhe nëse Meghan dhe Harry do të shkojnë në ‘Reno’, ky do të jetë viti më i madh i të gjithëve.