INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëllai i ministrit i dënuar në Itali, PD: A janë Xhafajt një nga familjet mafioze në Shqipëri?[VIDEO]

Vëllai i ministrit i dënuar në Itali, PD: A janë Xhafajt një nga familjet mafioze në Shqipëri?[VIDEO]

Publikuar më: 11:15 09-05-2018

Partia Demokratike ka publikuar sot disa dokumente ekskluzive, që tregojnë sipas partisë opozitare, se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është dënuar në Itali.

PD deklaron se Agron Xhafja është dënuar si pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës.Deputeti Enkelejd Alibeaj së bashku me deputetin Gamend Bardhi i kanë drejtuar një sërë pyetjesh ministrit Xhafaj lidhur me përfshirjen e vëllait të tij në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe nëse ka një kërkesë për arrestimin e tij e më pas ekstradimin në Itali, për llogari të shtetit fqinj.

“A është familja Xhafaj një nga familjet mafioze në Shqipëri?” Kjo ishte pyetja kryesore që deputeti demokrat Enkelejd Albeaj. Ndërsa publikuan provat se vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Kasacionit në Itali.Në ekranet e vendosura në selinë e PD u shfletuan faqet ku sipas opozitës provohet se dënimi i mohuar nga ministrit Xhafaj për të vëllain është i vërtetë dhe jo utopik për një kauzë të PD.

“Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj gënjen, sepse e di se vëllai i tij Agron Xhafaj është i dënuar në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë duke jetuar në liri në Shqipëri, pasi i vëllai ishte i pushtetshëm”, tha Alibeaj.

Ja cilat ishin disa nga pyetjet e shtruara nga Alibeaj:

1) A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?
2. Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?
3. A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?
4. A është familja “Xhafaj” një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?
5. A ka operacioni “Forca e Ligjit” ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj
6. Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar?

Article Logic
Execution time: 0.0034918785095215