INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëllai i viktimës mes lotësh, tregon momentin e tmerrshëm se si gjeti dy familjet  e vrara. 'Nuk dija ç'të bëja,ulërija..'

Vëllai i viktimës mes lotësh, tregon momentin e tmerrshëm se si gjeti dy familjet e vrara. 'Nuk dija ç'të bëja,ulërija..'

Publikuar më: 09:08 11-08-2018

Kujtim Zykaj, vëllai i njërit prej viktimave të djeshëm, njëkohësisht dhe gjysh i autorit rrëfen momentet e tmerrit se si e gjeti vëllain dhe familjen e tij,
Mes lotësh i moshuari tregon se pak para ngjarjes ata po drekonin ku 24-vjeçari është ngritur më herët nga tavolina.
Pavarësisht se Kujtim Zykaj e ka pyetur se ku po shkon, autori nuk i ka kthyer përgjigje.
Siç tregon i moshuari si duket ai i kishte studiuar lëvizjet e nipit dhe ishte nisur pak pas tij. Në atë moment ai ishte nisur në drejtim të banesës ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe rrëfen se si gjeti vëllain dhe familjarët e tij të vdekur.
“Për të më bërë gropën mua e bëri gjithë këtë. Erdhën te shtëpia ime dhe atje bëmë drekë. U ngrit më para dhe unë se kuptova iku më parë nga i ati dhe ëma. I thashë ku do vesh. Iku erdhi këtu. Unë vija gjithmonë dhe llafosesha me byrazerin. Dëgjuam llamarimant, një zhurmë. Iku djali me nusen. Vij unë këtu dhe nuk shoh njeri. Pashë tim vëlla të vrarë me kokë poshtë. E mora atë e ujdisa dhe kunatën. U ktheva këtej gjeta nipin të vrarë me të shoqen. Më e rëndë ishte kur gjeta të voglin. Erdha këtu më vonë nuk dija nga të bëja, ulërija kot njeri nuk më dëgjonte. Mblodha trupat. Jo nuk ka pasur debate. Del nashi sikur është i pirë. Ai piu një birrë në tavolinë dhe njërën e mori me vete. Unë nuk jetoj me Ridvanin, jetoj me djalin tjetër”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826