INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
”Vëllai im dua të kryej incest me ty”, habit Rita Petro me poezinë e saj. Mos e humbisni

”Vëllai im dua të kryej incest me ty”, habit Rita Petro me poezinë e saj. Mos e humbisni

Publikuar më: 20:37 06-12-2017

Poetja Rita Petro ka provokuar mjaft së fundi me një poezi të saj, teksa flet për një marrëdhënie mes vëllait dhe motrës. ‘’Mallkimi i parë”, kështu titullohet poezia e saj që më shumë sesa erotike predikon incestin brenda familjes.

Poezia e mëposhtme ka doza të shumta erotizmi, e pavarësisht kësaj poetja nuk ndalet në publikimin e të tjera ”shashkave” poetike.

POEZIA:

Zoti im, ATI im

Cili është ai mashkull

Aq i bukur

Që po vjen te unë

Sytë shigjeta-tinëzare

Drejt në zemër

M’i ka ngulur?

Kur më prek

Me duart aq të buta

Lëkurën ma puçrron…

Pse kur më puth në qafë

Drithëroj e tëra

Njomem atje poshtë?

Buzët më hapen

E kërkojnë buzët e tij

Gjuha e tij e lëngësht

Gjuhën time do?

E kur kaq butësisht

Më përqafon

Ndiej në bark

Të ngjeshur

Mikun e tij të fortë!

Qepe gojën, boll

Mjaft me këto dokrra

Ai është vëllai yt

E kjo që mendon

Është blasfemi!

Në ferr do të digjesh

Nëse shkon me të

Kurrë më për gratë

S’do kem mëshirë

E në jetë të jetëve

Do të vuajnë

Mallkimin tim!

Në djall vafsh ti, o Atë

Bashkë me vullnetin tënd!

Vëllai im

Unë dua të kryej incest me ty!

Rita Petro

Article Logic
Execution time: 0.003230094909668