Reperi Betim Januzi, i njohur si Buta ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Ferizaj, ku mbeti i vrarë Gazmend Hyseni. Sipas mediave vendase, gjithçka kishte nisur si pasojë e disa konflikteve mes reperëve dhe dyshohet se kjo ngjarje e rëndë u parapri nga një rrahje pak orë më parë.
Përmes një postimi në Instastory, ai ka falënderuar mbështetësit e tij për mesazhet për vëllain dhe në të njëjtën kohë ka sulmuar mediat duke i konsideruar raportimet e rreme.
“I falënderoj krejt për mesazhet mbështetëse për Qëndrimin se nuk po muj me jau kthy krejtve. E mediave, portaleve edhe “gazetarve” duhet me ju ardh marre për krejt kto rrena, shpifje njollosje që menxi presin me i shpik për dy klikime ma shumë. Shyqyrnjerzt janë t’meçem e shohin përtej rrenave t’juja e nuk ndikohen qaq sa doni ju”, ka shkruar Buta.
Kujtojmë që dy të përfshirët në këtë tragjedi kishin qenë miq. Mirëpo, problemet mes tyre shënuan kulmin në muajin prill me një incident. Makina e Butës ishte djegur, e i dyshuar kryesor ishte viktima e sotme, Gazmend Hyseni.