Ta zbuloni se partneri juaj po ju tradhton nuk është kurrë e lehtë, por shumica e njerëzve më përpara duan ta dinë të vërtetën se sa të mbeten në terr sa i përket pabesive të të dashurve të tyre, shkruan The Independent.
Një hetues privat me nam është intervistuar nga ky medium, për të cilët ka thënë se tradhtarët e lidhjeve romantike duket se gjithmonë e ndjekin një formulë të njëjtë.
Ai në librin e tij “Ta Shikuarit e Jetës përmes Syve Privatë”, i ka listuar 20 indikacionet kryesore që partneri juaj mund të jetë duke ju tradhtuar:
I ka ndërruar shprehitë
Largohet nga shtëpia herët dhe kthehet vonë
Udhëtime biznesi
Mungesat në pushime apo ngjarje familjare
Orar i tepërt shtese i punës
Shpenzime të pashpjeguara
Llogari sociale sekrete
Fatura të fshehura të kartave të kreditit
Përkujdesje ekstra për trupin
Aroma e dikujt tjetër
Blerja e dhuratave që s’i keni parë
Artikuj që nuk shpjegojnë asgjë, si për shembull prezervativët në veturë
Ia fillojnë të bëjnë palestër
Thirrje të humbura nga ndonjë numër i panjohur
Mesazhe sekrete apo me kod
Më pak seks me ju
Shmangie dhe të kalimi në defensivë
Gënjeshtra që shihen ashiqare
Temperament të shkurtë dhe nevrik
Fillon t’i urrejë vizitat befasuese.