INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëmendje! 3 gjëra që nuk duhet ti bëni KURRË para se të bëni SEKS

Vëmendje! 3 gjëra që nuk duhet ti bëni KURRË para se të bëni SEKS

Publikuar më: 19:34 03-05-2019

Të bërit dashuri është një prej aktiviteteve më natyrale dhe të shëndetshme në botë, kështu që mos hiqni dorë prej tij. Mund ta bëni në mëngjes sapo hapni sytë, pas dreke në kuzhinë, apo në mënyrën klasike, në mbrëmje në shtrat. Por bëni kujdes, pasi janë tre gjëra të cilat nuk duhet ti bëni asnjëherë, para se të bëni dashuri.

Pirja e alkoolit– Nëse pirja e ndonjë gote shihet si një mënyrë e mirë për ta lënë veten të lirë në shtrat, teprimi me alkoolin mund të ketë efekt të kundërt. Arsyeja qëndron në faktin se dehja, e bën më të vështirë eksitimin e mashkullit, madje mund ti shkaktojë vështirësi në kryerjen e aktit, ndërsa për femrën, pengon arritjen e orgazmës.

Ushqimet pikante– Ndonëse konsumi i disa erëzave mund të ketë veti afrodiziake, bëni kujdes me sasinë. Kjo pasi ushqimet me erëza ndryshojnë aromën e frymëmarrjes, lëkurës, madje edhe të vaginës.

Kështu që nëse doni kënaqësi totale për të dy partnerët, shmangini ushqimet pikante.

Depilimi– Pikë së pari jo të gjithëve ju pëlqen depilimi total, kështu që ky mit duhet hedhur poshtë. Së dyti, bëni kujdes me depilimin para një takimi të nxehtë, për shkak se rreziku për të marrë infeksione është shumë më i madh.

Gjithashtu rrezikohet edhe acarimi i lëkurës, çka mund ta kthejë raportin seksual nga një moment magjik, në një eksperiencë të hidhur. Kështu që minimumi i këshilluar për depilim është 4-5 orë para akti seksual.

Article Logic
Execution time: 0.0034348964691162