INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëmendje! 3 pyetje që S'DUHEN bërë kurrë në takimin e parë!

Vëmendje! 3 pyetje që S'DUHEN bërë kurrë në takimin e parë!

Publikuar më: 21:33 23-07-2020

Që takimet e para nuk ngjajne dhe shumë me ato të filmave të dashurisë, këtë e dini. Nga ana tjetër, nuk keni pse të mendoheni për muaj me radhë në lidhje me bisedat që të bëni, për çfarë temash të flisni apo për çfarë ta pyesni. Lëreni komunikimin të rrjedhë, pasi vetëm ashtu do të kuptoni nëse mund të ketë (ose jo) një herë tjetër. Ka vetëm diçka që s'duhet të bëni. 3 pyetjet më poshtë:


Si fillim, mos e pyesni personin tjetër, sado të mahnitur të jeni, si dreqin është akoma single

Si pyetje mund të ngjajë komplimentuese, por në fakt sugjeron se të jesh single është diçka e keqe. Të jesh single nuk është krim, madje ka njerëz që e zgjedhin. Ju nuk e dini historinë e njeriut para jush, nuk e dini ç’i shtyu drejt këtij vendimi.

Gjithashtu, pyetja sugjeron që një marrëdhënie duhet të jetë qëllimi i kujtdo në jetë. Hej, sepse janë single, s’do të thotë që s’kanë lidhje kuptimplota me njerëz të tjerë.


A do të martohesh/a do fëmijë/a ke ndërmend të lëvizësh nga këtu?


Pyetje shumë intensive për një takim të parë. S’keni pse nxitoheni. Nëse gjërat shkojnë mirë në fillim, do të keni kohë t’i diskutoni pyetjet e rëndësishme më vonë.

Madje, mund të dukeni pak të dëshpëruar. Zëre se po thoni që gjithë të tjerat mund t’i injoroni, për sa kohë bini dakort për gjërat e mëdha bashkë. Flisni, shihni a keni kimi një herë. Peshku në det dhe tigani në zjarr i thonë kësaj pune.

Sa e ke rrogën?

Këtë pyetje bëni mirë të mos ia bëni askujt, besojmë e kuptoni pse. Është shumë e pasjellshme dhe ju bën të dukeni të cekët, a thua se ju intereson vetëm aspekti monetar. Ju me siguri e dinit tashmë.


Takime të mbara.

Article Logic
Execution time: 0.0046179294586182