INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëmendje! 6 gabime që njerëzit bëjnë në takimin e parë

Vëmendje! 6 gabime që njerëzit bëjnë në takimin e parë

Publikuar më: 14:25 09-11-2020


Shpesh njerëzit frikësohen se mund të bëjnë gabime gjatë takimit të parë, por ne i anashkalojmë disa gabime shumë të dukshëm sepse nuk e vërejmë.


Takimet e para kanë një reputacion të keq, por nuk është problemi tek takimi, problemi është tek ju

Nëse mendoni se takimet e para janë të çuditshëm dhe të sikletshëm, atëherë jeni duke i parë gabim.

ImageFOTO GALERI
Mënyra e vetme se si ju mund ta shijoni një takim të parë është duke qenë vetvetja.


Sigurohuni t’i shmangni këto gabime:

Mos flisni shumë për veten. Sado që juve ju pëlqen të flisni për veten, gjithashtu ka dëshirë edhe personi tjetër. Përpiquni të mbani bisedën të dyanshme dhe përpiquni të mos flisni për detaje të parëndësishme.


Mos e përdorni telefonin. Nëse iu duhet të përgjigjeni ndonjë telefonate, ose të ktheni ndonjë mesazh, kjo është shumë e kuptueshme, mirëpo është shumë e pasjellshme të përdorni p.sh. rrjete sociale, të bëni biseda me persona etj

Nëse zgjidhni të keni një takim në një vend të thjeshtë, mos prisni të jetë një takim special. Varësisht se çka iu pëlqen juve, zgjidhni edhe vendin e takimit. Nëse iu pëlqejnë vendet e qeta që të bisedoni, të shkuarit në një bar ose vend tjetër të zhurmshëm është e kuptueshme që nuk do të mund të bisedoni.

Mos e trajtoni takimin si një intervistë. Është shumë stresuese kur personi përball jush fillon të bëjë pyetje si p.sh.: ku punoni, sa paguheni, çfarë studioni, ku jetoni, çfarë raporti keni me familje etj. Bëni pyetje pak më sipërfaqësore dhe jo shumë personale.

Mos jeni negativ. Nëse ju filloni të tregoni eksperiencat e tuaja negative, të flisni për problemet tuaja ose të dikujt tjetër, ju do të dikoni edhe disponimin e personit tjetër, duke e mërzitur atë me biseda jo interesante.

Të qenit i pasjellshëm me kamerierin. Mund të iu duket e parëndësishme, por kjo është shumë e rëndësishme. Një person që nuk e respekton dikë që po kryen punën e vet, nuk do të ketë respekt për juve, pra as ju nuk do të mund të keni respekt për të.

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662