INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëmendje! 6 këshilla për lëkurë të yndyrshme

Vëmendje! 6 këshilla për lëkurë të yndyrshme

Publikuar më: 18:26 21-07-2020

Nëse po e lexoni këtë, urime dhe më vjen keq për ju.


Më vjen keq për ndjesinë e lëkurës së yndyrshme çdo mëngjes, që është aq e bezdisshme apo për shkëlqimin e tepruar në ballë dhe në gjithë zonën T të fytyrës, pasi bëni make-up, por duhet të dini dhe anën tjetër të monedhës.

Lëkura e yndyrshme është më pak e prirur ndaj rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes, pasi vaji në lëkurë hidraton dhe mbron epidermën, shtresën e jashtme të lëkurës.

Prandaj, urime, nuk do të plakeni lehtë!


Nëpërmjet këtyre këshillave, mësoni si ta përshtatni rutinën tuaj të kujdesit me llojin e lëkurës:

– Thuaji “po” larësit!

Një nga mënyrat më të mira (dhe ndër të vetmet) për të mbajtur nën kontroll nivelin e yndyrës është larja e rregullt çdo mëngjes dhe mbrëmje. Papastërtitë e grumbulluara dhe yndyra e tepërt bllokon poret dhe shkakton aknet. Larësit më të sugjeruar janë ata me bazë xheli ose shkume. Sigurohuni që të merrni larës “oil-free”, pa përmbajtje vajore. Mos përdorni asnjëherë shampo flokësh apo sapun duarsh për të pastruar lëkurën.

– Scrub-i është i mirë për lëkurë të yndyrshme

Është e rëndësishme të aplikoni një scrub 1-2 herë në javë për eksfolim. Sebumi, apo yndyra e tepërt bën që qelizat e vdekura të dalin në sipërfaqen e lëkurës, duke rezultuar në puçrra, akne, pika të zeza etj. Edhe këtu, aplikojeni butësisht dhe mos u tregoni të ashpër me lëkurën tuaj.

– Përdor një tonik pa alkool çdo ditë

Përdorimi i një toniku do të heqë papastëritë e fundit të tualetit të ditës dhe do ju ndihmojë në eleminimin e vajit të tepërt. Përzgjidhni një tonik pa alkool.

– Mos harro hidratuesin

Ndonjëherë ndjesia e lëkurës së thatë, direkt pas larjes bën që mos të vendosim hidratues, pasi për një moment duket sikur ju kthen përsëri aty ku ishit, në një lëkurë të yndyrshme, por lëkura vajore ka nevojë për hidratues dhe hidratim. Heqja e yndyrës pa hidratimin e duhur, do inkurajojë gjendrat dhjamore nën lëkurë të prodhojnë më shumë vaj për ta kompensuar. Prandaj, zgjidhni një hidratues pa përmbajtje vajore dhe mos e lini pas dore këtë hap.


– Vendos SPF

Frika nga ndjesia e yndyrës bën që shumë vajza mos t’i përdorin kremrat e diellit, shkruan anabel. Rezultatet, nëse e bëni këtë do të jenë: njolla kafe, rrudha, lëkurë e djegur etj. Zgjidhni një krem që ju përshtatet dhe vendoseni çdo ditë në fytyrë.

– Stili i jetesës

Qëndroni larg ushqimeve të pashëndetshme dhe me shumë sheqer (ose konsumojini, por me moderim), pini shumë ujë për t’u hidratuar dhe mbani një dietë të pasur ushqimore. Të gjitha këto së bashku do të rregullojnë sasinë e vajit që prodhon lëkura juaj.


Ndërsa, për sa i përket make-up-it, kini parasysh të zgjidhni një krem pudër mat, pra pa shkëlqim, pasi shkëlqimi natyral i lëkurës suaj është i mjaftueshëm. Përdorni një pudër të thatë pas aplikimit të sherkut, për ta përthithur të gjithë yndyrën e tepërt.

Article Logic
Execution time: 0.0041489601135254