Revista ndërkombëtare për meshkuj, Maxim, ka shpallur sot femrën më seksi në botë për vitin 2019. Ky titull i është dhënë bukuroshes amerikane, Olivia Culpo, e cila në vitin 2012 ka fituar garën Miss Universe.
Revista ka hartuar një listë prej 100 femrave më të bukura në botë, të cilës i prin Culpo. Të gjithë 99 emrat e tjerë do të zbulohen ditëve në vazhdim. Ndërkohë Culpo ka realizuar një seri fotografish mahnitëse për numrin më të ri të revistës, duke zënë edhe kopertinën e saj.