Çdo mëngjes të gjithë jemi duke nxituar për të shkuar në punë, në shkollë apo për të nisur aktivitetin e një dite të re. Shumë prej nesh nuk e nisin dot ditën pa muzikë, kjo pasi ndikon drejtpërdrejt në humorin tonë.
Por, ka disa këngë që janë më të këshillueshme të dëgjohen në mëngjes sesa disa të tjera. Lista është e gjatë por ne kemi përzgjedhur vetëm disa prej tyre.
1- Lauv & Troye Sivan - i'm so tired...
"i'm so tired" nga Lauv & Troye Sivan është një nga sugjerimet e para. Kjo këngë të jep ndjesinë e një bote tjetër, me një vijë muzikore shumë të pëlqyeshme dhe me një tekst jo shumë të komplikuar.
Një këngë për dashurinë por çuditërisht protagonistët nuk janë të dashuruar. "Jam i lodhur nga kenget e dashurise jam i lodhur nga dashuria. Jam i lodhur nga njerez qe dashurojne kengen time ndersa une akoma kerkoj dashurine." Në mëngjes këtë këngë mund ta perdorni për t'ju dhënë zë ndjenjave tuaja, pse jo!
2- Avicii - “Wake Me Up”
“Wake Me Up” nga Avicii është një tjetër këngë e cila ka potencialin që të bëjë mëngjesin tuaj më të bukur. Titulli i këngës përkthehet “Më zgjo” dhe duket se kënga e arrin këtë në mënyrë perfekte.
3- Ariana Grande - no tears left to cry
Ariana Grande ka thënë se shpreson që të sjellë dritë dhe pozitivitet tek publiku ", por gjithashtu ajo është shprehur se dëshiron shumë që kjo këngë t'ju bëjë që të doni të kërceni dhe të keni një jetë më të mirë.
4- Alban Skenderaj - Miremengjes
Një tjetër këngë të cilën ne të inlife.al ju sygjerojmë është kënga HIT e Alban Skënderaj, "Mirëmëngjes"... Niseni ditën me një kafe të mirë gjithashtu me këtë këngë e cila të fal vetëm pozitivitet.
5- Eleni Foureira - Fuego
Nëse këngët më lart nuk janë në tipin tuaj dhe doni qe dita juaj te jete zjarr... ju sygjerojme te degjoni HIT-in qe beri te famshme ne mbare boten shqiptaren Eleni Foureira, Fuego... Kjo këngë bëri që Eleni të firmosë një kontratë me labelin e njohur muzikor “Sony”. Tashmë sukseset e saj nuk njohin limite dhe pse jo kjo këngë mund t'ju bëjë të ndiheni mjaft energjike për të nisur ditën.../A.D/intv.al/