INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëmendje! Do t’ju buzëqeshë fati nga të gjitha anët, ç’kanë parashikuar yjet gjatë kësaj jave!

Vëmendje! Do t’ju buzëqeshë fati nga të gjitha anët, ç’kanë parashikuar yjet gjatë kësaj jave!

Publikuar më: 20:30 11-01-2021

Dashi: Të lindurit në shenjën e Dashit që kanë ndërmarrë projekte të punës gjatë javëve të fundit, tashmë kanë rastin t’i vënë në zbatim ato. Por jo pa u bërë ndryshime më parë dhe pa i shqyrtuar me imtësi. Në aspektin personal nuk pritet që hëpërhë të keni ndryshime madhore. Shenja juaj do të renditet në vend të tetë.

Demi: Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë për ju. Prej kohësh po mendoni të bëni ndryshime në arredimin e banesës tuaj dhe me sa duket tani është momenti i duhur. Me Marsin dhe Hënën në shenjë do të jeni të favorizuar. Edhe në aspektin personal dhe profesional kërkohet një angazhim më i madh prej jush. Këtë radhë do të mbani vendin e tretë.

Binjakët: Do të ndiheni gjatë këtyre ditëve të pafuqishëm për të kryer aktivitetet tuaja të përditshme. Zgjidhja më e mirë do të ishte që t’i shtynit për më vonë punët që presin dhe të merreni vetëm me gjërat më urgjente. Kështu do të shmangnit stresin e panevojshëm dhe gabimet në punë. Shenja e Binjakëve do të mbajë vendin e nëntë.

Gaforrja: Kjo nuk do të jetë një javë e mbarë për Gaforret. Në aspektin sentimental do të hasni disa vështirësi. Komunikimi nuk do të jetë pika juaj e fortë, sidomos për të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Bëni kujdes me mënyrën si shpreheni dhe gjestet që bëni, pasi kjo mund t’jua vështirësojë marrëdhënien me partnerin. Për këtë javë do të jeni të pozicionuar në vend të 12-të.

Luani: Yjet ju këshillojnë që të tregoheni të vëmendshëm, sidomos kur vjen fjala në çështjet e zemrës. Nuk është rasti që t’i ngutni gjërat. Tregohuni të matur me partnerin. Duhet të prisni që të piqen kushtet përpara se të merrni një vendim përfundimtar. Në aspektin profesional nuk do të ketë ndryshime thelbësore. Shenja juaj këtë herë do të jetë në vend të gjashtë.

Virgjëresha: Kjo do të jetë një javë e vështirë në aspektin profesional, sidomos për ata që kanë aktivitet privat. Pavarësisht përpjekjeve tuaja, nuk priten suksese të dukshme. Edhe në aspektin sentimental gjendja paraqitet gjithaq e rënduar, veçanërisht në fundjavë. Duhet të bëni durim derisa ky ngërç të kalojë. Virgjëresha këtë herë do të mbajë vendin e 11-të.

Peshorja: Këto ditë do të përjetoni një gjendje pështjellimi. Do t’ju ofrohen mundësi të reja në punë, por vështirë se do t’i merrni në konsideratë për shkak të pesimizmit që ju ka pushtuar. Do të shikoni vetëm probleme aty ku në fakt fshihen mundësi të mira. Është e këshillueshme që të mos e shikoni gotën gjysmë bosh. Peshores këtë herë i takon vendi i 10-të.

Akrepi: Falë Hënës në shenjën tuaj pritet që këtë javë të keni shumë fat në dashuri. Partnerin do ta keni në qendër të vëmendjes dhe me siguri që ai do ta vlerësojë këtë fakt. Fundjavën do ta kaloni bukur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Në aspektin profesional gjërat do të ecin normalisht. Akrepi do të renditet në vend të pestë.

Shigjetari: Do të keni një gjendje shpirtërore disi të rënduar. Me raste do të parapëlqeni të mënjanoheni dhe t’i bluani gjërat me veten tuaj, në një kohë kur duhet të rrini me miqtë dhe të dilni nga apatia që ju ka pushtuar. Në aspektin profesional nuk pritet që të ketë ndryshime. Edhe në çift gjithçka ecën mirë, problemin e keni ju. Shigjetari do të renditet në vend të shtatë.

Bricjapi: Binomi Venus-Mars në shenjën tuaj do të ndikojë që lidhja juaj të bëhet më pasionante, duke e forcuar dhe më tej simbiozën në çift dhe duke e bërë më të bukur marrëdhënien tuaj. Edhe në aspektin profesional gjërat do të ecin mirë. Mund të themi pa frikë se kjo do të jetë një javë e mbarë. Bricjapit këtë radhë i takon vendi i katërt.

Ujori: Kjo do të jetë një javë shumë pozitive për të lindurit në shenjën e Ujorit. Ditën e hënë dhe të martë Mërkuri dhe Jupiteri do të kthehen nga shenja juaj, duke ju ofruar mundësi të mira në sferën profesionale, që duhen kapur fluturimthi. Aty nga e mërkura uleni pak ritmin, në mënyrë që fundjava të mos ju gjejë të sfilitur. Këtë herë vendin e parë do ta mbani ju.

Peshqit: Do t’ju ofrohen mundësi të reja në aspektin profesional dhe ju si njerëz me intuitë do të dini t’i vlerësoni. Planetët do të radhiten në anën tuaj. Neptuni do t’i bashkohet binomit Jupiter-Saturn. Edhe Hëna do të jetë në pozicion të favorshëm, duke e bërë këtë një javë të mbarë. Në fundjavë do t’u kushtoheni plotësisht çështjeve të zemrës. Peshqit këtë herë do të jenë në vend të dytë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025138854980469