INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëmendje! Ja 5 gjërat që ne zbulojmë për veten pas ndarjes

Vëmendje! Ja 5 gjërat që ne zbulojmë për veten pas ndarjes

Publikuar më: 17:27 26-03-2019

Vështirë se mund të gjejmë një person në botë që nuk e ka përjetuar të paktën një zhgënjim në dashuri. Ndarja është e dhimbshme, pavarësisht sesa kohë ke qenë me atë person. Gjithsesi, nuk është fundi i botës për askënd. Ka disa gjëra që njeriu i kupton më mirë pas ndarjes nga partneri/partnerja. Kur je i lidhur, nuk i kupton mirë, pasi je shumë i përfshirë, mirëpo më pas çdo gjë bëhet më e qartë.


Asgjë e tmerrshme nuk ka ndodhur

Fillimisht do të ndiheni keq me veten tuaj, do të vuani dhe do të mendoni për kohën e bukur që keni kaluar së bashku. Do të ngushëlloheni tek miqtë tuaj. Mund të keni edhe netë të gjata pa gjumë dhe humbje oreksi. Por më pas do të reflektoni dhe do të ecni përpara. Psikologët mendojnë se 90 ditët e para pas ndarjes me dikë janë më të vështirat. Ato janë "prova e mbijetesës". Psikologët nuk rekomandojnë që të merrni vendime të nxituara, por duhet t’i kushtoni vëmendje shëndetit dhe pamjes suaj.

Dinit shumë pak për veten tuaj

Në një marrëdhënie njerëzit shpesh bëjnë kompromise aq shumë saqë harrojnë atë që dëshirojnë dhe kush janë në të vërtetë. Ju nuk dëshironi të zhgënjeni parterin tuaj, kur jeni në një lidhje, prandaj në fundjava shkoni në vendet që ai i pëlqen. Pas ndarjes, është koha për të bërë atë që ju pëlqeni.

Jeni më e qetë

Sigurisht që jo të gjithë njerëzit mund të shkojnë vetëm me pushime si personazhet në filma. Mirëpo, mund të filloni të meditoni ose të bëni disa ndryshime të nevojshme në shtëpi. Psikologët rekomandojnë “çlirimin e vetes”.

Është më mirë të jesh beqare sesa vetëm në një marrëdhënie

Një nga arsyet kryesore pse njerëzit i mbajnë marrëdhëniet e tyre është nga frika se mos mbeten vetëm. Mirëpo, ndonjëherë ndodh që në një lidhje të keqe, të jeni vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht, sipas class. Partneri nuk është kurrë aty për ju. Prandaj është më mirë të shkëputeni nga lidhje të tilla.

Tani mund të bëni shumë gjëra

Ndoshta përpara se të takoheshit me partnerin tuaj, keni pasur ëndrra dhe plane, mirëpo jeta juaj së bashku, ju ka bërë t’i rishikoni prioritetet tuaja. Tani asgjë nuk ju kufizon dhe mund t’i bëni ëndrrat realitet.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545