INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëmendje! Këto janë 10 sjelljet e një femre të dashuruar marrëzisht!

Vëmendje! Këto janë 10 sjelljet e një femre të dashuruar marrëzisht!

Publikuar më: 15:33 16-04-2020

Të biesh në dashuri me një femër është një nga gjërat më të bukura dhe më të veçanta që mund të ndodhin në jetë. Problemi i parë që të shtrohet është fakti, nëse edhe ajo të do mbrapsht apo jo. Por cilat janë dhjetë sjelljet e një femre të dashuruar?

1. Sjellja e ndrojtur. Në ndryshim nga natyra e saj e komunikueshme dhe sociale me të tjerët, një femër e dashuruar me ty do të sillet në mënyrë shumë të ndrojtur dhe do të përpiqet të shmangë sa më tepër që të jetë e mundur kontaktin me sytë e tu.


2. Të bën dhurata. Është normale të të bëjnë dhurata për festa apo për ditëlindje, por një femër e dashuruar me ty të bën dhurata mjaft shpesh. Ndoshta nuk janë gjëra të shtrenjta, por me shumë mundësi janë speciale dhe të bëra me dashuri prej saj.

3. Vepron si një fëmijë. Shpesh femrat e dashuruara duan të duken sa më bukur në sytë e personit që duan dhe këtë gjë e bëjnë duke zgjedhur të sillen e të veprojnë si një fëmijë.

4. Interesohen për jetën tënde. Një femër e dashuruar me ty interesohet për jetën tënde duke dashur të dijë çdo gjë për ditën tënde, për të shkuarën tënde, për shpresat dhe ëndrrat e tua.

5. Është ajo që e nis bisedën me ty. Nëse një femër është e dashuruar me ty, me shumë mundësi është ajo që e nis bisedën e para përballë ose në rrjetet sociale. Shpesh do shohësh që ajo do të shkruajë e para, ose që do të telefonojë e para. Këto janë veprimet e një femre që dëshiron vërtet të flasë me ty.

6. Tregon interes për gjërat që ti bën. Edhe nëse ti bën një punë të mërzitshme, apo kalon një rutinë po aq të mërzitshme, një femër e dashuruar tregon interes edhe për detajet më të rëndësishme të ditës tënde.

7. Do të duket bukur në sytë e tu. Paraqitja fizike është një nga aspektet, në të cilat ajo ngulmon më tepër për të rënë në sytë e tu. Sa herë që del me të, do e vësh re se ajo do të përpiqet të të lërë përshtypje të mira lidhur me mënyrën se si duket.

8. Duket përherë e lumtur. Nëse një femër nuk e do dikë, nuk tregohet tepër e entuziazmuar kur e sheh. Ndërsa kur ajo është e dashuruar, i qesh fytyra kur e sheh personin që do. Nëse sapo të sheh ajo bëhet papritur e lumtur, dije se ajo të do.


9. Ajo nuk mund të të shohë dot në sy. Një femër e dashuruar përpiqet të mbajë sa më pak kontakt me sytë e tu, pasi duket sikur sytë do ta tradhëtojnë dhe ti do e kuptosh se ajo të do. Për t’iu shmangur një situatë të tillë kaq të sikletshme, ajo zgjedh të mos mbajë kontakt me sytë e tu.

10. I kushton rëndësi nevojave dhe dëshirave të tua. Një femër e dashuruar me ty i bën prioritete të jetës së saj edhe dëshirat apo nevojat e tua dhe lumturohet për ty, sa herë që ti i plotëson ato.

Article Logic
Execution time: 0.0022108554840088