Lightvert, një kompania që prodhon pajisje për shfaqjen e reklamave nëpër qytete ka investuar një shumë të konsiderueshme tek Crowdcube. Kjo e fundit është një kompani që është themeluar tani vonë dhe vjen me një ide mjaft futuristike.
Crowdcube mund që të ulë kostot e reklamimit klasik në qytete, pasi në vend të përdorimit të ekraneve, ata kanë propozuar përdorimin e një videoprojektori, i cili prodhon reklama gjigande holografike.
Së shpejti ndotja vizuale do të bëhet dhe më e dukshme, pasi këto reklama që mund të shihen vetëm natën mund të bëhen mjaft të bezdisshme ndaj syrit. Shoferët duket se do të jenë njerëzit më të bezdisur nga këto, pasi duhet të jetë mjaft shpëqëdruese që një dritë e tillë të të bjeri në sy ndërkohë që nget makinën.
Të urojmë që qeveritë e vendeve të ndryshme do të marin masa ndaj këtij inovacioni të panevojshëm.