Nesër, në të dielën e fundit të këtij muaji, hyn në fuqi ora verore. Akrepat e orës lëvizin 60 minuta para duke filluar nga ora 02:00. Lëvizja e akrepave bëhet me një orë para. Kështu ora 02:00 e datës 31 mars, do të jetë ora 03:00.
Ndërkohë, në institucionet europiane për ndryshimin e orës është bërë një debat dhe është marrë një vendim.
Parlamenti Europian ka vendosur me vota për heqjen e ndryshimit të orës, përkatësisht llogaritjen e kohës verore e dimërore.
Sipas vendimit të marrë, më 2021 ndërpritet lëvizja e treguesve të orës, që ndodhte me dekada dy herë në vit, të dielën e fundit të muajve mars e tetor.