E keni menduar ndonjëherë se mund të bëni zgjedhjen e duhur duke u bazuar në shenjat e horoskopit? Këtu keni shenjat që nuk janë të duhurat për ju. Lexoni me vëmendje që mos dilni me dikë dhe të pendoheni më vonë.
- Dashi dhe Luani
Këta të dy do të bënin një dyshe dinamike vetëm si miq, e nëse do të shkonin drejt së njëjtës shtëpi do të shkonin vetëm për ta djegur atë.
-Demi dhe Luani
Demi e shikon partnerin e vet si një çmim. Luani pelqen te marrë vlerësime të tilla, por suksesi i tyre do të jetë gjithmonë nën vëzhgimin e demit.
-Binjakët me Akrepin
Binjaku s’do mund të mbante kurrë një secret ndaj një akrepi, edhe nëse ai secret mund ti shkatërronte jetën.
-Gaforrja me Dashin
Komunikimi do të ishte arsyeja e ndarjes së tyre. Dashi ka tendencën për të thënë gjithmonë të vërtëtën mbi atë që mendon dhe gaforrja nuk është në gjëndje ta përballojë gjithmonë këtë gjë.
-Luani me Ujorin
Luani do që të jetë urdhërues në një lidhje gjë të cilën ujori nuk do ja toleronte kurrë.
-Virgjëresha dhe Bricjapi
Do të kenë mendime të përbashkëta për shumë gjëra por jeta e tyre seksuale do të ishte një dështim.
-Peshorja me Gaforren
Peshorja do të kujdeset shumë për ndjenjat e gaforres e nëse nuk mundet do te bezdisej shumë me këtë lidhje.
-Akrepi me Peshqit
Akrepi gjithmonë do të mendojë se peshqit po kurdisin dicka mbrapa shpinës së tyre.
-Shigjetari me Virgjëreshën
Do të ishte qejf por vetëm për një periudhë të shkurtër kohore.
-Bricjapi me Peshoren
Bricjapi do të planifikonte të ardhmen ndërkohë që peshorja do të mendonte aventurën e rradhës.
-Ujori me Demin
Një ujor dashuron lirinë e vet. Demi është një natyrë urdhëruese dhe nuk do ja lejonte kurrë një liri aq sa ujori do e donte.
-Peshqit me Binjakët
Të dy janë natyra projektuese dhe projektimet e tyre do të binin ndesh me njëra-tjetrën.