INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vende të mundshme për të njohur partnerinen bazuar nga shenja juaj e Horoskopit [FOTO]

Vende të mundshme për të njohur partnerinen bazuar nga shenja juaj e Horoskopit [FOTO]

Publikuar më: 17:19 12-12-2016

Ka më shumë gjasa që ju të lidheni me dikë në një vend që nxjerr më të mirën nga ju.

Nga klasa e jogas deri në lojërat poker, çdo person e ka një vend ku shfaq më të mirën bazuar në shenjën e tij të horoskopit.

Më poshtë do të gjeni vendet më të mira ku mund të njihni një dashuri të re, bazuar në shenjen tuaj të zodiakut.

Dashi (21 Mars - 19 prill)

Jeni më energji të lartë dhe konkuruese ndaj të njihni dikë në bibliotekë ose në kafe është ideale. Edhe në këto vende të thjeshta ju mund të njihni një person të ri i cili në vazhdim do të ishte i dashuri e dashura juaj.  

Demi (20 Prill - 20 Maj)

Personat që i përkasin shenjës së demit, do bënin mirë të takonin dikë të ri në një ambient natyror. Bashkohuni me një grup për të qenë bashkë pjesë e aventurave, udhëtimeve pasi aty mund të njihni dikë special.

Binjakët (21 Maj - Qershor 20)

Është mirë që të takoni dikë në shtëpi ku mund të qetësoni nervat tuaja. Është ide e mirë teksa po pini kafen tuaj, të  përshëndesni personin që ju pëlqen.

Gaforrja  (Qershor 21 - 22 Korrik)

Ideale për ju është që ta takoni dikë në tranzit. Të shkëmbeni një bisedë të shkurtër dhe të ngrohtë me dikë që është ulur në sedijen pranë jush në avion, apo të përplaseni me një simpatike në një metro, janë mënyrat ideale që një person i shenjës së gaforres të njohë dikë special. 

Luani (23 Korrik - 22 Gusht)

Ju njiheni si persona mikpritës ndaj mos ngurroni të organizoni një party në shtëpinë tuaj  kud o të ftoni shumë miq të cilët mund të ftojnë edhe kë të duan. Dhe duke qenë se ju njiheni si thyerës rregullash, përdoreni atë aftësi për të bërë për vete të ftuarin që ka tërhequr vëmëndjen tuaj.

Virgjëresha (23 Gusht - 22 Shtator)

Ju mund të njihni dikë edhe në një klasë ushtrimesh. Kjo është një mënyrë interesante  që ta njihni më mirë atë person  para se të angazhoheni në një marrëdhënie me të.

Peshorja (23 shtator - 22 tetor)

Ju jeni të kulturuar dhe të rafinuar, kështu që do të ishte mirë të frekuentoni vende ku mund të pini një gotë verë me muzikë të qetë në sfond. Por mund të ndodhë që të takoni dikë edhe në një ambient të thjeshtë publik, qoftë edhe duke paguar një biletë parkimi.

Akrepi (Tetor 23 - 21 nëntor)

Nëse jeni në kërkim të shpirtit tuaj binjak, vend i përshtatshëm ku  mund ta njihni atë,  është edhe një ecje me motorr.

Personave të shenjës së akrepit ju pëlqejnë takimet me persona nëpër festivale apo edhe në një vend duke bërë një tatuazh.

Shigjetari (nëntor 22 - 21 Dhjetor)

Ju jeni i apasionuar, i doni aventurat në dashuri dhe jeni më romantikë se Akrepi. Do të ishte mirë të njihnit dikë të ri në plazh apo në Amazonë.

Duke qenë se personat e shenjës së shigjetarit janë edhe bujarë, përpiqeni të jeni pjesë e eventeve vullnetare. Seriozisht, çfarë ka më seksi sesa  të shohësh dikë që bën bamirësi?

Bricjapi (22 Dhjetor - Janar 19)

Ju nuk ndodh të takoni shpesh persona të rinj. Të keni një mik i cili ju nxjerr në një takim ose që përdor një shërbim online për takime dhe më pas shkoni në një restorant të bukur, është ajo që kërkoni. 

Ujori (Janar 20 – Shkurt 18)

Ju kënaqeni aq lehtë saqë më mirë mund ta njihni një person të ri në tregun e fshatarëve sesa në klasë. Megjithatë personat e shenjës së ujorit  mund të mërziten lehtë pasi duan hapësirën e tyre, ndaj sigurohuni që të keni një strategji për këtë.

Peshqit (Shkurt 19 - 20 Mars)

Ju shpesh përqëndroheni në anën intelektuale dhe harroni të flirtoni ndaj vetëm idea se dikush po përpiqet të takohet me ju, ju dekurajon.

Shkoni në joga apo lini një takim për masazh. Gjithashtu ju shumë mirë mund të takoni dikë në një natë vonë në një bar. Por nëse doni ta bëni më të lehtë kërkimin tuaj, hidhini një sy hartës së zodiakut.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.004784107208252