INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendet e Ballkanit në BE? Juncker: Jo të reja gjatë mandatit tim

Vendet e Ballkanit në BE? Juncker: Jo të reja gjatë mandatit tim

Publikuar më: 16:18 11-01-2018

‘Vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë që të kenë një perspektivë për anëtarësim në BE. Kjo nuk do të ndodhë gjatë kohës sa jam unë president i Komisionit Evropian, por tani duhet të vihen piketat, ndërsa këto vende duhet të bëjnë reformat e duhura dhe ate sa më parë’

Ishte kjo deklarata që dha presidenti i Komisionit Europian Jean Clude Juncker gjatë një interviste për Deutche Welle duke treguar se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE nuk do të ndodhte përsa kohë ai të jetë në krye të KE.

Mandati i Juncker përfundon tetorin e vitit 2019.

Gjatë intervistës Juncker vetë e sheh si pozitiv faktin që Sofja e ka kthyer Ballkanin Perëndimor në njërën prej pikave Kryesore të Presidencës së saj.

Bullgaria, sipas tij, është shumë e përshtatshme për të ndërtuar ura drejt Ballkanit Perëndimor, sepse e njeh këtë rajon, e njeh kulturën, e gjuhët e tij dhe ka pasur edhe vetë një proces të suksesshëm anëtarësimi.

Vetëm pak ditë më parë në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare Komisioni Evropian u shpreh se nuk ka një datë për anëtarësimin e vendit tonë, ndërsa në samitin e 14 shkurtit pritet që të miratohet strategjia e zgjerimit teksa në 2025 parashikohet që mund të integrohen disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Article Logic
Execution time: 0.0038950443267822