INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendet e BE-së ''mbyllin dyert'' për mbi 23 mijë shqiptarë të rrezikshëm dhe me probleme në dokumentacion

Vendet e BE-së ''mbyllin dyert'' për mbi 23 mijë shqiptarë të rrezikshëm dhe me probleme në dokumentacion

Publikuar më: 09:28 16-07-2019

Eurosat ka publikuar të dhënat në lidhje me refuzimet që ju janë bërë shqiptarëve nëpër kufijtë e shteteve të Bashkimit Europian. Janë rreth 23.400 shqiptarë që iu “mbyllën dyert” përgjatë vitit 2018. Shumë nga ta ishin persona me percedentë penalë dhe të tjerë me problem në dokumentacion. 

Më shumë refuzime pati nga shteti Grek dhe për faktin se kufijtë fqinjë përdoren shumë nga shqiptarët.
Eurostat sqaron se rreth 11.075 shqiptarë u ndaluan që të kalojnë kufirin nga Greqia. Ata përbëjnë gjysmën e refuzimeve të kalimeve të kufirit. Në fakt pjesa më e madhe e refuzimeve të kalimit të kufirit për shqiptarët ka ndodhur nga kufijtë tokësor. Kështu kufiri i dytë që ka numrin më të lartë të refuzimeve për shqiptarët është Kroacia, me 2.670 refuzime dhe më tej Hungaria me 2.345 refuzime.
Një numër të lartë shqiptarësh u ndalua të kalojnë kufirin dhe nga Mbretëria e Bashkuar me 1.455 refuzime, nga Franca 1.450 dhe nga Gjermania 615 persona.
Dëshira e shqiptarëve për të lënë vendin këto tre vitet e fundit është në trend rritës kjo shpjegon dhe faktin se përse numri i të ndaluarve në ë kufi është dyfishuar. Rritja e parë e madhe ndodhi në 2016-n, ku u refuzuan që të kalonin kufijtë e vendeve të BE-së 31.460 shqiptarë. Ndërsa rekordi u shënua në vitin 2017 me 35.660 refuzime dhe disi më pas në 2018, me 23.400.

Article Logic
Execution time: 0.0018119812011719