INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendet e G20 treguan një unitet sa për sy e faqe

Vendet e G20 treguan një unitet sa për sy e faqe

Publikuar më: 10:35 09-07-2017

Vendet e G20 treguan një unitet sa për sy e faqe në samitin e Hamburgut, duke negociuar për një deklaratë të përbashkët, pavarësisht ndarjeve të thella në tregti dhe ndryshimet klimaterike, si rrjedhojë e përqasjes së ndryshme të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Angela Merkel e paraqiti samitin si një sukses – edhe pse ajo pranoi se takimi ishte lënë në hije nga demonstrimet e dhunshme anti-G20.

Kancelarja gjermane, e cila po kandidon për rizgjedhje në shtator, gjithashtu theksoi tse akimet dypalëshe kryesore të mbajtura në Hamburg, duke përfshirë takimin e parë ballë për ballë midis z. Trump dhe presidentin rus Vladimir Putin, ishte “konstruktive” .

Trump përgëzoi zonjën Merkel për administrimin e samitit, duke thënë: “Ju keni qenë mahnitëse dhe keni bërë një punë fantastike”.

Një zyrtar i BE-së tha: “Rezultati është i mirë. . . Ne kemi një komunikatë G20 jo një komunikatë G19.”

Komunikata u mor me pozicionin e SHBA duke thënë se udhëheqësit “marrin parasysh” daljen e planifikuar të SHBA nga Parisi, duke shtuar se SHBA “afirmon angazhimin e saj të fortë ndaj një qasjeje që ul emetimet ndërsa përkrah rritjen ekonomike dhe përmirësimin e nevojave për sigurinë e energjisë”.

Në një fjali veçanërisht të diskutueshme, SHBA tha se do të punojë ngushtë me vendet e tjera për t’i ndihmuar ata të kenë qasje në “lëndët djegëse fosile më të pastra dhe me efikasitet” – një referencë ndaj shpresave të z. Trump për nxitjen e eksporteve të gazit.

Merkel hodhi poshtë shpresat e transmetuara nga kryeministrja britanike Theresa May dhe presidenti francez Emmanuel Macron, se SHBA mund të ktheheshin në Paris, duke thënë se ajo nuk e “ndante këtë optimizëm”.

Për tregtinë, G20 po ndjekin nga afër deklaratën e G7 në mbledhjen e saj të fundit në Taormina, në balancimin e thirrjeve për tregti të lirë me njohjen e të drejtave të vendeve për të ndërmarrë veprime kundër konkurrencës së pandershme.

Teksti thotë: “Ne do të mbajmë tregjet e hapura duke vënë në dukje rëndësinë e kornizave reciproke dhe reciprokisht të dobishme të tregtisë dhe investimeve dhe parimin e mosdiskriminimit dhe të vazhdojmë të luftojmë proteksionizmin duke përfshirë të gjitha praktikat e padrejta tregtare dhe të njohim rolin e instrumenteve legale të mbrojtjes së tregtisë në Këtë aspekt. “

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336