INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendet ku duhet të provoni të bëni seks përveç shtratit

Vendet ku duhet të provoni të bëni seks përveç shtratit

Publikuar më: 16:06 07-03-2017

Sa prej tyre keni provuar?!

Po mendon për ide të reja për të përmirësuar jetën tënde seksuale? Sigurisht që për këtë duhen jo vetëm pozicione të reja, por është e nevojshme të eksperimentohet edhe me vende të reja, të cilat do ta bëjnë seksin edhe më pasionant dhe aventurier.

Ja vendet që duhet ti provoni patjetër:

1. Në oborrin tuaj të shtëpisë

Nëse keni një shtëpi private apo po shkoni me pushime në një vilë me oborr, atëherë shfrytëzojeni këtë mundësi. Ju mund të vendosni një tendë dhe të kaloni natën jashtë, duke shijuar kështu edhe freskinë e natyrës por edhe duke ruajtur intimitetin larg syve kureshtarë. Por më guximtarët, mund të presin mesnatën dhe të shijojnë seksin në një cep më pak të dukshëm në oborrin e tyre, për të përjetuar një adrenalinë të vërtetë.

2. Në kuzhinë

Seksi në ambjentin e gatimit ndihmon shumë për arritjen e orgazmës falë atmosferës së ngrohtë e shtëpisë. Mos ngurroni të përfitoni edhe nga aksesorët dhe ushqimet që ofron kuzhina, e të lyeni njëri tjetrin me “ëmbëlsirat” që ju gjenden afër... Do të jetë një eksperiencë për t’u mbajtur mend gjatë.

3. Në ballkonin e një dhome hoteli

Ambjenti i hotelit në përgjithësi është shumë eksitues për vet faktin se ju jeni larg përditshmërisë. Dhe ballkoni i hotelit kur bie muzgu, do të ishte një ide fantastike. Mbështilluni me çarçafë dhe shijoni seksin plot adrenalinë, të cilin më pas mund ta vazhdoni edhe brenda në dhomë.

4. Në shkallë

Seksi në shkallë, për nga vet pozicioni që duhet të merrni është shumë eksitues dhe do t’ju falë një kënaqësi tejet të veçantë. Nëse keni shkallë në shtëpinë tuaj, apo nëse merrni me qera një shtëpi apo vilë të tillë gjatë pushimeve tuaja, mos harroni të eksperimentoni...Pas kësaj, ju di ti shihni gjithnjë shkallët me një sy tjetër...

5. Në shtëpinë e prindërve apo të miqve ku jeni të ftuar

Seksi në shtëpinë e prindërve apo të miqve të cilët ju kanë ftuar dhe do të kaloni natën aty, është ndër më të bukurit, për vet faktin se do të duhet të jeni sa më të pazhurmshëm dhe ideja se mund t’ju dëgjojnë ju eksiton edhe më tepër e do t’ju bëjë të ndiheni sikur të ishit adoleshentë.

6. Në ambjentin e banjës tuaj, Jo vetëm në dush!

Shumë nga ju mund ta ketë provuar seksin në dush apo vaskë. Por mos harroni se banja juaj ka edhe shumë ambjente të tjera ku mund të eksperimentohet, siç është seksi mbi lavatriçe, seksi ulur në WC, mbështetur te lavamani, etj. Jini kreativë dhe do ta shikoni se si banja juaj do të shndërrohet në një frymëzim për një seks plot pasion.

7. Seks gjatë një eventi me shumë njerëz

A keni provuar të bëni seks të shpejtë e të fshehtë gjatë një eventi të rëndësishëm, siç mund të jetë një dasmë, një ditëlindje, apo një event sportiv në një lokal ? Nëse jo, ka ardhur koha të eksperimentoni, duke përdorur zonën e banjës apo një dhomë të lirë që mund të gjeni në ambjentin ku zhvillohet eventi. Thjesht fakti se dikush mund t’ju zbulojë, do t’ju bëjë të eksitoheni tej mase dhe të përjetoni një seks fantastik.

8. Para një pasqyre gjigande

A keni menduar ndonjëherë pse shumë hotele vendosin pasqyra të mëdhaja përballë krevatit? Po, ka një arsye sigurisht, pasi është eksituese fakti teksa shikon në pasqyrë trupin tënd dhe të partnerit duke lëvizur së bashku për t’u bërë një trup i vetëm. Nëse ende nuk e keni përjetuar këtë eksperiencë, mos ngurroni ta provoni.

9. Në makinë, Por jo ashtu si mendoni!

E keni provuar prej kohësh seksin në makinë dhe mendoni se nuk ka asgjë të veçantë? Po mbase gaboheni e të jeni mjaftuar vetëm me seksin tek sediljet e pasme. Provoni të uleni të dy tek sedilja e shoferit për të përjetuar një eksperiencë plot adrenalinë. Por kujdes, sigurohuni që të ngrini frenat e dorës, pasi asnjëherë nuk i dihet...

10. Në palzh

Seksi në plazh është ndër më romantikët, sidomos për femrat, të cilat e shijojnë tej mase për faktin se rrethohen nga rëra, dallgët e detit dhe natyra... Nëse ende nuk e keni provuar, mos ngurroni dhe gjeni patjetër mundësinë për të shijuar një përvojë të re sa romantike aq edhe shumë pasionante .

11. Në pyll apo natyrë të egër

Seksi në pyll apo në një natyrë të egër, ku jeni të rrethuar nga gjelbërimi është më të vërtetë një ndër eksperiencat më të ukura seksuale që duhet të guxoni të provoni të paktën një herë në jetë. Shfrytëzoni momentet kur shkoni me piknik në natyrë apo kur bëni turizëm malor dhe do të shikoni se çfarë adrenalize dhe orgazme do të përjetoni.

12. Në ashensor

Seksi në ashensor është ndër më eksituesit dhe të ofron një adrenalinë të jashtëzakonshme. Nëse ngeceni në ashensor vëtëm ju të dy me partnerin tuaj në vend që të panikoni, provoni të bëni seks, por me nxitim , pasi nga momenti në moment mund të hapet dera. Gjithashtu për më guximtarët: mos harroni se ashensorët kanë një buton të ndalimit. Mund të mbani atë shtypyr e të përjetoni një aventurë krejt ndryshe që do t’ju lërë pa fjalë...

13. Në avion

Epooo, këtu duhet vërtetë shumë guxim, pasi avionët kanë në përgjithësi rregulla strikte dhe askush nuk dëshiron të marrë gjoba apo të futet në burg. Por nëse e shihni të mundur dhe nëse tregoheni të kujdesshëm, ju mund të hyni vjedhurazi dhe pa u kuptuar të dy bashkë në banjën e avionit dhe të përjetoni ndjesinë e seksit “në ajër” për një adrenalinë të pakrahasueshme...

Article Logic
Execution time: 0.0040249824523926