INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vendet më të mira për të jetuar! Po Shqipëria? [VIDEO]

Publikuar më: 13:19 31-03-2017

Shqipëria rezulton vend jo shumë i preferuar për të jetuar dhe kjo bazuar në nivelin ekonomik apo arsimor. Në 200 vende të marra në studim nga OKB, vendi ynë rezulton i 75 në klasifikim.  
Në raport janë renditur 11 vendet me ekonomitë më të mira në botë duke u mbështetur në Raportin vjetor të  Indeksit të Zhvillimit Human, i cili rendit vendet ku banorët jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm, me fjalë të tjera vendet më të mira për të jetuar.
Njerëzit në Shqipëri kanë një jetëgjatësi mesatare prej 78 vitesh dhe mesatarisht arsimohen për 14.2 vite. Në krahasim me vendet e rajonit renditemi të tretët.
Të parët në rajon renditen malazezët, të dytët banorët e Serbisë.
Shtete që renditen të parë në botë janë: I pari Norvegjia, pasi standardi i jetës dhe arsimit është i lartë dhe jetëgjatësia mesatarisht 82 vite.
Më pas vijnë Australia, Zvicra, Gjermania, Danimarka, Singapori, Holanda, Irlanda, Islanda, Kandaja dhe vendi i 11 më i mirë në botë për të jetuar është Amerika.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605