INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vendet më toksike të botës. Shqipëria me nivel ndotjeje mbi 50% [Video]

Publikuar më: 17:07 20-02-2017

Ambjentalistët ndërkombëtarë kanë hartuar listën e vendeve me toksike në botë. Shqipëria është klasifikuar tek vendet me nivel ndotje mbi 50 përqind. Arabia Saudite dhe Kuvajti janë cilësuar si vendet më "toksike" në Tokë. 10 vendet me nivel më të lartë toksik i përkasin Azisë dhe Lindjes së Mesme. Pas Arabisë Saudite dhe Kuvajtit, renditen vende si Katar, Bahrein, Emiratet e Bashkuara Arabe, Oman, Libi e Kazakistan. Ky është rezultati i një raporti të ri i hartuar nga “Eko Ekspertët”, të cilët mblodhën të dhënat dhe pastaj renditën 135 vendet, duke u bazuar te pesë faktorët e mjedisit: Konsumi i energjisë për banor, Emetimet e CO2 nga djegia e karburantit, nivelet e ndotjes së ajrit, vdekjet që i atribuohen ndotjes së ajrit, si dhe prodhimi i energjisë së rinovueshme. Vendi më toksik evropian ka rezultuar Luksemburgu, i cili vuan ndotjen e rëndë që vjen nga vendet fqinje, duke përfshirë Gjermaninë dhe Belgjikën. Por ndër vendet më të ndotura evropiane janë renditur gjithashtu edhe Bosnje-Hercekovina dhe Bullgaria. Britania renditet e 81-të në listë , ndërsa SHBA u paraqit në vendin e 66-të. Çudit Kina me renditjen e saj poshtë në nivelet e toksicitetit. Kjo ndoshta për faktin se,Kina synon të investojë 292 miliardë £ në energjinë e rinovueshme deri në vitin 2020. Më pak toksike sipas raportit janë vendet kryesisht afrikane si Kenia, Mozambik, dhe Etiopisë, ku mungesa e industrializimit ka bërë që ajri të jetë më pak i ndotur. Por studimi nuk ka marrë në konsideatë ndotjen e ujit që është problem real në Afrikë.

Article Logic
Execution time: 0.0035130977630615