INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria shumë shpejt do “thahet”[VIDEO]

Publikuar më: 10:38 19-12-2017

Në kohët e sotme duket se vendi ynë nuk ka probleme me ujin, pasi bien rreshje dhe përmbytjet janë të shpeshta, po shumë shpejt situata parashikohet të ndryshojë. Vendi do vuajë nga thatësira. Instituti i Burimeve Botërore në një raport thekson se në vitin 2040 Shqipëria do të jetë pjesë e shteteve, të cilat do të vuajnë nga mungesa e ujit, ose siç thotë shpehimisht studimi do jetë “zonë me stres për ujin”.
Sipas të dhënave, Shqipëria bën pjesë e shteteve me rrezik të lartë, ku raporti i mungesës në furnizim me ujë pritet të jetë në nivelet 40-80%, pra gati do të përgjysëmohet sasia e ujit. Edhe pjesa tjetër e Ballkanit do të vuajë të njëjtin fat, Greqia parashikohet të jetë në vendet me “rrezik shumë të lartë”, sikurse edhe vendet e Emirateve të Bashkuara dhe Afrikës Veriore.
Studiuesit parashikojnë se në mesin e shekullit, më shumë se gjysma e njerëzimit do të jetojë në zona të thata. Arsyet janë përdorimi pa kriter i ujit, por dhe ndryshimet klimatike.
Instituti i Burimeve Botërore ka marrë në analizë 167 vende dhe zbulon se 33 do përballen me probleme të jashtëzakonshëm të ujit. Ata këshillojnë se uji duhet të mirëmenaxhohet dhe të disiplinohen konsumatorët, por  dhe të nxiten investitorët për të ndërtuar infrastrukturë, që të ketë sa më pak humbje nëpër rrjete.

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713