A jeni duke menduar se cili është vendi më i mirë në botë për të jetuar? Zvicra është përgjigja e duhur, i zgjedhur për të dytin vit rradhazi si shteti më i mirë në botë për të kaluar jetën . Është kjo ajo cka thuhet në raportin ‘Shtetet më të mira për vitin 2018’.
Zvicra nuk është në krye vetëm për faktin se po zhvillon Forumin ekonomik në Davos por shteti alpin është përzgjedhur duke u bazuar në vëzhgimet dhe sondazhet e kryera me rreth 21000 persona të rëndësishëm në cdo fushë.
Në studim u përfshinë 80 shtete dhe renditja u bazua në kritere ekonomikë, cilësinë e jetesës dhe influencën që secili vend ka.
Dhe Zvizra fitoi medaljen e artë për të dytin vit rradhazi pasi atje papunësia është në nivlele të ulëta, ka fuqi punëtore të kualifikuar dhe një ekonomi të zhvilluar.
Në top 10 e vendeve më të mirë për të jetuar ne vendin e dytë renditet Kanadaja një shtet me standarte të larta jetese.
Gjermania mund të jetë zgjedhja juaj e tretë e njohur për fuqinë e saj ekonomike dhe influencën në arenën ndërkombëtare.
Britania renditet e katërta ndërsa Japonia e pesta.
Në vendin e 10 renditet Hollanda e njohur për një ekonomi industriale të zhvilluar.
E nëse nuk ju pëlqejnë këto shtete në listën e vendeve më të mirave per të ndërtuar të ardhmen janë Suedia, Australia, SHBA dhe Franca.