Një plazh i këndshëm, pyje tropikale mahnitëse, gjallesa në zhdukje, det i kaltër me dallgë të mëdha të gjitha këto e bëjnë perfekte gjirin jugor të Sri Lanka, Hiriketiya ku ndodhet një nga plazhet më intime dhe frymëzuese në botë.
Aty mblidhen njerëz nga e gjithë bota, si sërfistë, njerëz që bëjnë yoga dhe ata që kërkojnë aventura emocionuese në jetën e tyre.
Ata gjejnë aty paqen dhe qetësinë që qytetet e sotme nuk na e mundësojnë. Aty madje ka tashmë edhe njerëz që janë zhvendosur për të jetuar duke preferuar jetën e lirë dhe të egër buzë natyrës.
Ditët me diell duket se nuk mbarojnë kurrë në Sri Lanka dhe pemët frutore janë në shumëllojshmëri, duke filluar nga ajo e arrës së kokosit.
Ky është një nga ato oaze qetësie ku çdonjëri prej nesh do ishte xheloz po ta vizitonte.