INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendi ku kërcimi është krim, adoleshentet përfundojnë në burg [VIDEO]

Vendi ku kërcimi është krim, adoleshentet përfundojnë në burg [VIDEO]

Publikuar më: 13:46 09-07-2018

Shumë forca sigurie në të gjithë botën po luftojnë me krimin, ndërsa policia iraniane po merret me 'kriminelët' që postojnë video duke kërcyer në rrjete sociale.

Duket e çuditshme por më këtë realitet po përballen iranianët.

Sipas mediave ndërkombëtare, policia e Iranit ka arrestuar disa adoleshente të moshës 17-18 vjeçare, pasi kanë publikuar foto dhe video të papërshtatshme në profilet e tyre në Instagram.

Së fundmi në prangat e policisë ka rënë dhe blogerja e njohur Maedeh Hojabri, pasi publikoi një video duke kërcyer një kërcim modern nën tingujt e muzikës pop dhe me një veshje që i ekspozonte pjesët e trupit.

Pas arrestimit në një deklaratë blogerja që numëron rreth 600k ndjekës, u shpreh se kërcimi i saj nuk kishte për qëllim për të përhapur një ndikim negativ tek ndjekësit, që dhe ata të bëjnë të njëjtën gjë, por po ndiqte hobin e saj. Në jetën e përditshme Maedeh merret me gjimnastikë.

 

Teenage dancer, Maedeh Hojabri, was arrested in Iran. She used to record dance videos in h from Intv.al on Vimeo.

Por Hojabri nuk është e vetmja vajzë që është arrestuar, por shifrat raportojnë me dhjetëra.

Menjëherë pas kësaj ngjarje reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta duke akuzuar shtetin se po burgosë vajzat që duan të ndjekin ëndërrta e tyre dhe po lënë jashtë pedofilët.

"Emri i saj është Maeade Mahi. Ajo sapo është arrestuar pasi ka publikuar një video në Instagram duke kërcyer.

Nëse dikush nga bota e dëgjon se Irani po arreston vajza sikur të kishin bërë ndonjë krim, se po këndojnë, kërcejnë dhe tregojnë flokët e tyre, do qeshnin!", u shpreh një nga përdorueset.

Shteti i Iranit ka disa rregulla të strikta, ku femrat nuk lejohen të ekspozojnë trupin e tyre në publik. Së fundmi ata kanë marrë dhe disa reforma për kontrollimin dhe filtrimin e rrjeteve sociale.

 

Her name is Maeade Mahi. Recently she got arrested just because of uploading her dancing v from Intv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668