Duket se moderatorja bukuroshe, Luana Vjollca, është bërë nostalgjike, pasi ka hapur arkivat dhe kujton kohët kur gjithçka ishte në rregull dhe ajo shijonte e qetë pushimet e saj. Luana ka pyetur ndjekësit se në cilin vend do të dëshironin të ishin tashmë që jemi në izolim, ndërsa përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhënë edhe vetë.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto seksi ku shfaqet me bikini në mes të plazhit, në qetësi të plotë larg zhurmave të qytetit. Për Luanën ky është vendi përfekt për t’u izoluar gjatë kësaj periudhe dhe ne jemi shumë dakord me të.
“Përgjigjia e postimit tim të fundit”- shkruan moderatorja, e cila na e bëri zili të gjithëve me foton e saj.