Nëse ishit në dilemë se ku dëshironi në të vërtet për të jetuar, ja ku e keni përgjigjen.
Indeksi i Zhvillimit Njerëzor në Kombet e Bashkuara ka publikuar raportin vjetor pas matjeve në 188 shtete të ndryshme të cilësisë së jetesës. Për të 12-in vit rresht, shteti më i mirë në botë për të jetuar është Norvegjia.
Ky vlerësim është dhënë duke parë: mënyrën e jetesës të gjatë dhe të shëndetshme, standarti i jetesës dhe vlera e përparimit afatgjatë të kombit.
Pas saj vjen, Australia dhe Zvicra, duke i bërë ato vendet më të mira për të jetuar. Faktorët e tjerë që ndikojnë janë edhe jetëgjatësia, arsimimi dhe ekonomia pa probleme.