INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendi më i sigurt për të qëndruar gjatë një tërmeti është...

Vendi më i sigurt për të qëndruar gjatë një tërmeti është...

Publikuar më: 15:54 04-07-2018

Me tërmetet e njëpasnjëshme ditën e sotme të gjithë jemi firkësuar kaq shumë dhe me siguri kemi rimenduar njohuritë tona mbi mënyrën se si duhet të veprojmë gjatë situatave të tilla.

Keqkuptimet shpesh na kanë bërë të mendojmë se të vrapuarit jashtë apo të qëndruarit poshtë një dere, janë mënyrat më të mira për të qenë të sigurt gjatë një tërmeti.

Në shumicën e rasteve mund ta kemi gabim.

Vendi më i sigurt për të qendruar gjatë një tërmeti është vendi ku ndodhemi në kohën kur fillojnë lëkundjet.

Mbase kjo nuk ishte përgjigja që kërkonit por në fakt është ajo e duhura.

Meqë nuk e dimë se kur një tërmet do të bjerë, nuk mund të parashikosh një vendndodhje të sigurt. Por mund të zvogëloni shanset për t'u lënduar duke marrë vendime të mençura gjatë momenteve të panikut.

Mos qëndroni pranë dyerve!!

Ndryshe nga miti i zakonshëm se për tu mbrojtur gjatë një tërmeti, vendi më i sigurt për ta bërë këtë janë dyert, atëherë ju themi se është tërësisht e gabuar. Ato janë po aq delikate dhe të rrezikshme për të qëndruar po aq sa çdo pjesë tjetër e shtëpisë. Ndaj rrini larg tyre!

As mos vraponi jashtë apo lëvizni! Shumë objekte rreth jush mund të bien apo fluturojnë dhe nuk është mirë të lëvizni sepse ato mund të bien sipër jush.

3 hapat që duhet të ndiqni janë:
1. Uluni në tokë
2. Gjeni mbrojtje (p.sh.: poshtë një tavoline)
3. Qëndroni aty derisa lëkundjet të ndalojnë

 

Article Logic
Execution time: 0.0039138793945312